Lansohet pa paralajmërim Nokia 3310 i ri

Mobile

Lansohet pa paralajmërim Nokia 3310 i ri

Më: 30 janar 2018 Në ora: 22:50
Nokia 3310

Kompania HMD Global ka lansuar pa paralajmërim versionin 4G të Nokia 3310.

Nokia 3310 4G është thënë se do të prezantohet në ato shtete ku modeli 3G nuk është në dispozicion ose nuk ishte i suksesshëm.

Edhe pse HMD Global nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare për versionin e ri të Nokias 3310, ai tashmë është listuar në uebfaqen zyrtare të Nokias në Kinë. Duket se telefoni do të jetë në dispozicion për shitje në China Mobile në fillim të muajit të ardhshëm.

Nokia 3310 4G pritet të lansohet po ashtu nga fundi i muajit shkurt në SHBA ose në fillim të muajit mars. Sa i përket çmimit, ende nuk është zbuluar por pritet së shpejti të kuptohet kur do të dalë për shitje në Kinë.

Gjithashtu, Nokia 3310 në version 4G vjen me mbështetje për lidhjen 4G LTE, Bluetooth 4.0 dhe FM Radio. Nokia 3310 i ri vjen edhe me 512 MB memorie të brendshme (me mundësi zgjerimi deri në 64 GB), ekran 2.4-inç dhe kamerën prej 2 megapikselë me blicin LED.

Nokia 3310 4G, po ashtu, ofron mbështetje për VoLTE, veçori e cila mundëson përdoruesit që shpërndajnë internetin me pajisjet tjera përmes Wi-Fi Hotspot.

Nokia 3310 i ri pritet të lansohet globalisht muajin e ardhshëm në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2018).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat