Shitja e dobët e iPhone X dëmton Samsung

Mobile

Shitja e dobët e iPhone X dëmton Samsung

Më: 28 janar 2018 Në ora: 16:20
Ilustrim

Pak ditë pasi u njoftua se Apple kishte shitur 29 milionë modele iPhone X, Samsung reduktoi prodhimin në një nga fabrikat OLED me 10%.

Prodhuesi i Koresë së Jugut gjithashtu shtyu planet për t’u zgjeruar në Vietnam, për shkak të  ardhmes së pasigurt të telefonit ekzistues të Apple.

Burimet sugjerojnë se fabrika A3 është projektuar posaçërisht për të siguruar panele vetëm për Apple. 

Nëse situata me shitjet e iPhone X dhe kërkesa për panelët OLED nuk përmirësohet, Samsung pa dyshim do të ketë një fitim më të dobët këtë vit. 

Fabrika do të prodhojë 135,000 panele OLED në muaj, nga të cilat më shumë se 100,000 shkojnë në Kupertino. 

Edhe pse nuk është e sigurt për momentin që Apple do të vazhdojë me ofertën e iPhone X, mediat koreane raportojnë se kompania po përgatit dy telefona me të njëjtin panel - një madhësi 5.58 inç dhe tjetri me një ekran 6.46 inç. LG Display mund të jetë prodhuesi i këtyre paneleve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat