iPhone X i ri do të kushtojë më pak

Mobile

iPhone X i ri do të kushtojë më pak

Më: 25 janar 2018 Në ora: 11:10
iPhone X

Modeli i ri i iPhone X me ekranin prej 6.1 inç pritet të kushtojë më pak se modeli aktual. IPhone X i Apple kushton 1.000 dollarë dhe kompania pritet të debutojë edhe me tre iPhone të rinj në fund vitit.

Dy prej këtyre iPhone-ëve të rinj të serisë X do të kenë ekran OLED, kështu që ne mund të presim që ata të kenë çmime të ngjashme me pajisjen ekzistuese.

Ndërkaq versioni me ekranin 6.1 inç i iPhone X do të vijë me një ekran LCD, telefoni thuhet se do të ketë specifika të ngjashme me iPhone e rinj me ekranet OLED në aspektin e procesorit etj, megjithëse duket se do të humbasë disa nga tiparet e modeleve më të shtrenjta.

Sipas një raporti të fundit nga analisti i KGI Securities, Ming Chi Kuo, ky iPhone i ri LCD do të ketë një kamerë të vetme të pasme dhe do të vijë me një kornizë alumini. Gjithsesi telefoni me sa duket nuk do të vijë me prekje 3D, megjithatë pajisja do të vijë me FaceID-in e Apple.

Apple duket se duhej të bëjë disa kompromise të dizajnit për të arritur pikën e çmimit prej $ 700 deri në $ 800 në këtë model të ri të iPhone X me LCD. Dy modelet e tjera të iPhone X thuhet se vijnë me një ekran OLED me 5.8 inç dhe një ekran OLED me 6.5 inç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat