Xiaomi Mi Max 3 vjen me dy kamera të pasme

Mobile

Xiaomi Mi Max 3 vjen me dy kamera të pasme

Më: 16 janar 2018 Në ora: 18:51
Xiaomi Mi Max 3

Ka rrjedhë fotografia e pasardhësit të telefonit Xiaomi Mi Max 2, i cili konfirmon sistemin me dy kamera në anën e pasme.

Pajisja vjen me procesor Snapdragon 635, ekran 6.99 inç, 3GB/4GB RAM dhe 64GB / 128GB hapësirë ruajtjeje dhe ka një kamerë për selfi  5MP.

Është sugjeruar gjithashtu që telefoni do të ketë një bateri 5500mAh.

Xiaomi Mi Max 3 do të jetë në dispozicion në dy variante, me procesorin Snapdragon 630 dhe Snapdragon 660.

Pritet që çmimi fillestar i telefonit të jetë rreth 265 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat