“Samsung Galaxy S9” do të prezantohet në panairin e CES në janar?

Mobile

“Samsung Galaxy S9” do të prezantohet në panairin e CES në janar?

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 22:58
Ilustrim

“Samsung” mund të zbulojë smartfonët e saj të rinj “Galaxy S9” dhe S9 Plus, më herët se sa pritej. Telefonat e Koresë së Jugut mund të bëjnë një paraqitje në ngjarjen e madhe të CES në fillim të janarit.

Ndërkohë që hedhja në treg zyrtarisht e telefonave me sistem “Android” pritet të ndodhë në një periudhë kohe të mëvonshme.

Raportimet bëhen nga Evan Blass, i Venture Beat, i cili ka një karrierë të gjatë dhe të saktë në drejtim të zbulimit të karakteristikave të reja dhe datave të lëshimit në tregun e smartfonëve.

“Galaxy S9” dhe S9 Plus do të kenë dizajn të njëjtë dhe ekran Infinity sikurse te modelet  Galaxy S8 dhe S8 Plus. Pajisjet do të kenë procesor Qualcomm Snapdragon 845 për tregun amerikan dhe  Exynos 9810 për pjesën tjetër të tregut.

Samsung Galaxy S9 do të ketë memorie 4 GB RAM dhe një kamerë në anën e pasme, derisa Galaxy S9 Plus do të ketë 6 GB RAM memorie me kamerë të dyfishtë në anën e pasme. Të dy smartfonët e rinj do të kenë një skaner për gishtrinjtë në anën e pasme të kamerës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat