Rrjedh fotografia e iPhone 8

Mobile

Rrjedh fotografia e iPhone 8

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 13:41
iPhone 8

Të gjithë janë në pritje se si do të duket iPhone 8, ndërsa fotografitë e rrjedha së fundi në internet duket se përfundimisht tregojnë se si do të mund të duket tetëshi.

Në fotografitë e lansuara në publik shihen maskat për iPhone 7, iPhone 7s dhe iPhone 8.  Kur është në pyetje maska për iPhone 8 shihet se ekrani është ndryshon pak nga iPhone7 dhe mbulon kornizat e telefonit në krye. Pritet që aty të gjendet mikrofoni, sensori dhe kamera.

Po ashtu, nuk shihet hapja për butonin “home”, që shkon në favor të spekulimeve se ai do të largohet krejt.

Në vend të butonit “home”, i cili siguron verifikimin e sigurisë Touch ID, tash diçka e tillë do të ndodhet direkt në ekran.

Njëkohësisht, Apple thuhet se ka problem me integrimin e Touch ID në ekran, por po bën përpjekje që telefoni të lirohet nga të gjithë butonët fizikë dhe gjithçka të jetë në sensor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat