Shfaqet fotografia e Xiaomi Mi Note 3

Mobile

Shfaqet fotografia e Xiaomi Mi Note 3

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 15:53
Xiaomi Mi Note 3

Pritet shumë shpejt Xiaomi të publikojë pasuesin e Mi Note 2, dhe pritet që ai të jetë fableti më i mirë për këtë vit.

Pajisja për të cilën kemi pasur mjaft informacione muajve të fundit, tash është prezantuar edhe në një fotografi, para publikimit zyrtar.

Pritet që Xiaomi Mi Note 3 të prezantohet gjatë këtij muaji, por data e saktë ende nuk dihet.    

Fableti ka ekran 5.7 inç Quad HD AMOLED, 6GB ose 8GB RAM dhe 128GB ose 256GB hapësirë të brendshme, çip Snapdragon 835 dhe bateri 4000mAh. Në anën e pasme do të ketë dy kamera 12 MP, ndërsa kamera për selfi do të jetë 8MP. Xiaomi Mi Note 3 do të kushtojë rreth 450 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat