Sony ulë çmimin e Xperia X

Mobile

Sony ulë çmimin e Xperia X

Më: 3 maj 2017 Në ora: 06:52
Xperia X

Blerësit që janë të interesuar në Sony Xperia X në SHBA, e kanë një lajm të mirë, sepse çmimi i telefonit ka rënë në tregun amerikan.

Në B&H Photo, çmimi ka rënë në 249.99, një zbritje prej 100 dollarësh, në krahasim me çmimin e vjetër. Edhe Best Buy dhe Amazon e kanë liruar çmimin e pajisjes së re të Sony.

Sony Xperia X sjell shumë specifika, duke përfshirë ekranin prej 5 inç që ofron një rezolucion prej 1920  me 1080 pikselë, procesorin Snapdragon 650 me 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme. Karakteristika të tjera përfshijnë kamerën kryesore me 23MP për foto dhe video, kamerën e përparme me 13MP, baterinë me 2,620 mAh dhe Android 6.0 si sistemin operativ të para-instaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat