Samsung do të prodhojë edhe 12 milionë telefona Galaxy S8

Mobile

Samsung do të prodhojë edhe 12 milionë telefona Galaxy S8

Më: 7 mars 2017 Në ora: 19:01
Ilustrim

Kompania jugkoreane Sasmung do të shtojë prodhimin e telefonit Galaxy S8, në kuadër të përgatitjeve për publikimin e pajisjes, të planifikuar për datën 29 mars.

Mediat nga Koreja Jugore raportojnë se kompania do të prodhojë 4,7 milionë telefona në mars dhe 7,8 milionë në muajin prill. Kjo sugjeron rreth 12 milionë njësi të telefonave, të cilët do të jenë të gatshëm për periudhën e publikimit të modelit Galaxy S8.

Nuk janë bërë të ditur prognozat individuale për secilin nga modelet e ardhshëm të Galaxy S8.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat