Shkencëtarët: Bateritë e telefonave çlirojnë mbi 100 gazra toksike

Mobile

Shkencëtarët: Bateritë e telefonave çlirojnë mbi 100 gazra toksike

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 12:05
Ilustrim

Shkencëtarët kanë vënë alarmin se dhjetëra gazra të rrezikshme çlirohen nga bateri që gjenden në miliarda pajisje konsumi, si telefona të zgjuar dhe tableta.

Ekipi ka identifikuar më shumë se 100 gazra toksike të lëshuar nga litiumi-jon i baterive, duke përfshirë monoksidin e karbonit, i cili mund të shkaktojë irritime të forta të lëkurës, syve dhe hundës dhe të dëmtojnë mjedisin më gjerë.

“Në ditët e sotme, bateritë litium-jon janë duke u promovuar në mënyrë aktive nga shumë qeveri në të gjithë botën. Bateria litium-jon është përdorur nga miliona familje, kështu që është e domosdoshme që publiku në përgjithësi të kuptojë rreziqet që qëndrojnë prapa këtij burimi të energjisë “, tha Jie Sun, autori kryesor dhe profesor në Institutin e Mbrojtjes NBC.

Pothuajse 20.000 bateri litiumi-jon u ndezën në pikën e djegies në studim, duke bërë që shumica e pajisjeve të shpërthejë dhe të gjitha çliruan një sërë gazrash toksike.

Hulumtuesit planifikojnë të përmirësojnë sigurinë e litium-jonit të baterive në mënyrë që ato mund të përdoren në automjetet elektrike në të ardhmen në mënyrë të sigurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat