iOS 10 ju tregon nëse iPhone 7 ka nevojë për servisim

Mobile

iOS 10 ju tregon nëse iPhone 7 ka nevojë për servisim

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 20:21
iPhone 7

Butoni i ri ‘Home’ në iPhone 7 ka marrë reagime të ndryshme nga njerëzit.

Me ndryshimin që është bërë në të, nuk do të thotë se ai nuk mund të prishet ose të dështojë.

Por, Apple ka ndërtuar një ‘siguresë’ e cila ju tregon nëse ky buton ka dështuar.

Siç u vërejt nga një përdorues në forumet e MacRumors, nëse butoni Home dështon, iOS 10 menjëherë ju tregon se duhet ta rregulloni atë, duke shfaqur një paralajmërim që thotë: “Butoni Home mund të ketë nevojë për servisim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat