Samsung shtyn rinisjen e shitjeve për Note 7

Mobile

Samsung shtyn rinisjen e shitjeve për Note 7

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 22:22
Samsung Galaxy Note 7

Samsung ka shtyrë për më 1 tetor rihedhjen në treg të Galaxy Note 7 në Korenë e Jugut, aty ku u raportua për herë të parë problemi i pajisjes më të fundit të gjigantit të teknologjië me baterinë.

Kompania njoftoi se i duhet më shumë kohë për të tërhequr të gjitha pajisjet e hedhura në treg në fillim të shtatorit. Bëhet fjalë për rreth 2.5 milionë Note 7 në të gjithë botën, që Samsung u ka njohur rrezikun e shpërthimit në flakë të baterisë së tyre.

Rinisja e shitjeve për këtë pajisje ishte parashikuar për më 28 shtator.

Galaxy Note 7 u prezantua më 2 gusht. Në fakt, produkti është i gjashti në serinë e këtij lloji, por Samsung vendosi numrin “7”  dhe për këtë shpjegimin e ka dhënë kohë më parë, kur deklaroi se Note 7 do të ishte një version hibrid mes Note 5 dhe S7 Edge. 

Prenotimet për këtë pajisje filluan zyrtarisht një ditë më pas ndërsa më 19 gusht ishte i disponueshëm për të gjithë të interesuarit përmes kompanive kryesore të telefonisë që operojnë ndërkombëtarisht.

Sa u takon parametrave, Note 7 ka të njëjtat me S7 dhe S7 Edge, një procesor Qualcomm Snapdragon 820, 4 GB RAM, të njëjtën teknologji karikimi dhe Ëifi dhe kamera kryesore 12 megapixel.

Ndryshimi është bateria, që është 3500 mAh, 500 më shumë se paraardhësi i tij, ndërsa risia më e madhe është tek identifikimi përmes skanimit të syve, teknologjia “Iris Scan”, që i shtohet asaj me gjurmë gishtërinjsh. Pajisja është rezistente ndaj ujit, madje edhe mund të shkruash mesazhe nën ujë me të.

Note 7 doli me sistemin Android 6.0 Marshmallow, por kompania koreano-jugore thotë se në muajt në vijim do të zëvendësohet nga Android 7.0 Nougat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat