Nokia këtë vit vjen me tri modele të reja në Android!

Mobile

Nokia këtë vit vjen me tri modele të reja në Android!

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 08:38
Nokia

Nokia ka konfirmuar lansimin e tre telefonave Android para përfundimit të vitit 2016.

Është e mundur që vetëm dy nga këto pajisje të shfaqen këtë vit pasi që telefoni i tretë varet prej zhvillimit të fazës testuese dhe mund të përfundoj me lansim në vitin tjetër.

Presidenti i menaxhmentit të kompanisë në Kinë ka bërë zyrtar këtë lajm para mediave kineze.

Prej tri pajisjeve të reja, dy do të jenë pajisje me specifika dhe tipare të veçanta. Spekulimet e deritanishme bëjnë të ditur se dy pajisjet do të kenë ekrane prej 5.2 dhe 5.5 inç me teknologjinë QHD OLED, procesorë Snapdragon 820 dhe kamera me rezolucione prej 22.6 MP.

Këto dy pajisje pritet që poashtu të jenë të ndërtuara nga metali, të kenë rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit dhe të punojnë përmes Android 7.0 Nougat.

Pajisja e tretë do të jetë model mesatar dhe më i lirë, i ngjashëm me Moto G4.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat