Prezantohet Gionee S6, një smartphone i dedikuar sefie

Mobile

Prezantohet Gionee S6, një smartphone i dedikuar sefie

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 19:51
Gionee S6

Gionee është kthyer përsëri me një smartphone të ri të sapo lançuar në tregun indian. Kompania kineze e prodhimit të telefonave prezantoi Gionee S6 javën e kaluar në New Delhi. Ai del sot në shitje në Amazon India dhe në dyqanet e tjera në Indi.

Gionee S6 është një celular i dedikuar më shumë për selfie duke iu bashkuar serisë së OppoF1. Kamera e përparme është e pajisur me një blic drite për të kapur foto të pastra edhe në dritë të pakët.

Karakteristikat e tjera të telefonit përfshijnë një ekran i gjithi HD 140 cm, një mbështjelle xhami të lakuar në në pjesën e sipërme, chip MediaTek 6753 octa-core, një bateri 3,130 mAh, RAM 3GB dhe memorie 32GB që mund të shtohet deri në 128GB. Ndërsa në pjesën e pasme ka një skaner të gjurmëve të gishtërinjve dhe logon e re të kompanisë që u prezantua para një viti. Kamera e përparme është 13MP, ndërsa ajo pas 8MP.

Gionee S6 kushton 237 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat