Ja kur do të lansohet iPhone 7

Mobile

Ja kur do të lansohet iPhone 7

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 16:28
iPhone 7

Evan Blass, personi i njohur në botë për zbulimin e detajeve të pajisjeve të reja para se ato të dalin, ka shkruar se Apple do ta lansojë iPhone 7 dhe 7 Plus më 12 shtator.

Blass, i cili saktë ka zbuluar fotografi dhe detaje rreth celularëve të palansuar në të kaluarën, ka publikuar një shkrim në Twitter ku thotë: “Lansimi i iPhone 2016: java e 12 shtatorit”.

Blass njihet për zbulimin e detajeve të celularëve Android dhe parashikimi i tij për iPhone 7 përputhet me kohën e zakonshme kur Apple publikon pajisje të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat