Prezantohet smartphone Realme X2 Pro

Mobile

Prezantohet smartphone Realme X2 Pro

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 17:24
Realme X2 Pro

Kompania Realme e ka tërhequr vëmendjen këtë vit me serinë e pajisjeve të lira, ndërsa tani e ka prezantuar smartphonin e vet të parë i cili me të vërtetë radhitet në krye të smartphoneve.

Bëhet fjalë për smartphonein Realme X2 Pro i cili është pajisur me procesorin më të shpejtë ekzistues të Qualcommit Snapdragon 855 Plus, ekran OLED 6.5 inçësh me rezolucion 1080p me sensorë të integruar për gjurmë të gishtërinjve dhe frekuencë të rifreskimit prej 90 Hz.

Dizajni nuk është diçka e veçantë që tërheq vëmendjen, por as nuk është i keq. Në ekran është një notch në formë të pikës, ndërsa në pjesën e poshtme është një skaj pak më i trashë se skajet e tjera. Realme e zgjodhi një panel të pasëm prej xhami i cili është më i rehatshëm në prekje sesa paneli plastik.

Pavarësisht skajeve, X2 Pro ka altoparlantë stereo të cilët ofrojnë tinguj mjaft të mirë.

Në anën e pasme është kamera e Samsungut prej 64MP, si dhe kamera telefoto prej 13MP dhe kamera ultra e gjerë prej 8MP. Ekziston edhe makro kamera prej 2MP. Në anën e përparme është kamera selfie prej 16MP.

Realme X2 Pro do t’i ketë 6, 8 ose 12 GB RAM dhe 64, 128 ose 256 GB hapësirë për ruajtje, ndërsa çmimet janë 380, 410 dhe 465 dollarë.

X2 Pro mund të rimbushet shpejt (50W) falë teknologjisë së Oppo Super VOOC, ndërsa në kapacitetin deri në 80 për qind ai rimbushet për gjysmë ore.

Smartphone është në dispozicion për blerësit në Kinë dhe Evropë, ndërsa në dhjetor do të arrijë edhe në Indi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat