Edhe ju i hani thonjtë? Ja si ta hiqni këtë zakon të shëmtuar - Bota Sot
Edhe ju i hani thonjtë? Ja si ta hiqni këtë zakon të shëmtuar

Mjekësi alternative

E diel, 22 korrik 2018

Edhe ju i hani thonjtë? Ja si ta hiqni këtë zakon të shëmtuar

Më: 10 maj 2018 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Si ta zhdukni zakonin e ngrënies së thonjve? Është e vështirë të mos hash thonjtë kur je mësuar me këtë ves. Duhet kohë për ta larguar, sepse është diçka e pavetëdijshme.

Megjithatë, janë tetë mënyra që mund t’ju ndihmojnë:

Mbi të gjitha, mos harroni dietën e shëndetshme, që t’ju heqë dëshirën për t’i ngacmuar.

Lyeni thonjtë me solucion forcues, të paktën një herë në ditë

Ato kanë një shije të keqe dhe mund të ndihmojnë për të frenuar maninë tuaj. Shija e pështirë do të jetë një provë që të mos bini më në kurthin për të ngrënë thonjtë. Me kalimin e kohës, kjo sjellje mund të largojë zakonin e keq dhe thonjtë tuaj nuk do të këputen më. Ose përdorni disa pastrues për duart, ose kremra që nuk kanë shije të mirë dhe këtë duhet ta aplikoni mjaft shpesh, për të larguar zakonin.

Vishni doreza

Mbulimi i thonjve tuaj mund të sigurojë një barrierë fizike mes dhëmbëve tuaj dhe majave të gishtave. Nëse koha është e ftohtë, vishni doreza në mënyrë që të fshihni thonjtë tuaj. njëkohësisht, duart ju qëndrojnë më ngrohtë. Ose lidhni gishtat me ngjitës adeziv. Nëse thonjtë tuaj janë të mbuluara në këtë mënyrë, ju nuk do të jeni në gjendje të merreni me ta! Kjo është një teknikë e mirë sidomos në shtëpi, kur jeni duke parë televizor, ose thjesht duke u relaksuar.

Hiqni mendjen

Mundohuni të gjeni aktivitete të reja për të zëvendësuar vesin e kafshimit të thonjve kur ndjeheni nervozë apo të mërzitur. Për shembull provoni çamçakëz pa sheqer, sa herë që kërkoni të kafshoni thonjtë tuaj. Gjeni diçka për të luajtur me duart, si një monedhë ose një laps. Kjo është një teknikë e mirë edhe në makinë.

Hani ose pini diçka

Provoni të mbani një shishe me ujë ose një qese me karota, apo fruta të thata pranë. Sa herë të ndjeni nevojën për të kafshuar thonjtë, merrni një karotë në vend të kësaj, ose pini ujë.

Bëni manikyr

Është një tjetër mënyrë për të parandaluar kafshimin e thonjve. Shkoni në një sallon bukurie dhe bëni një manikyr të bukur. Ju nuk do të donit t’i shkatërronit thonjtë duke i kafshuar, shkruan shije.al. Zgjidhni ngjyra të theksuara dhe të errëta, që të duket shumë më qartë nëse thonjtë janë kafshuar ose prerë.

Aplikoni thonj fals, ose thonj me xhel

Ato do të mbulojnë thonjtë natyralë, duke u dhënë atyre një shans të rriten dhe ju nuk mund t’i kafshoni.

Hani një dietë të shëndetshme

Një dietë e pasur në vitamina dhe minerale si kalcium, magnez dhe acide yndyrore është e dobishëm për thonjtë. Provoni të hani më shumë vezë, peshk, fruta, perimet me gjethe jeshile dhe arra.

Mbani thonj të shkurtër

Kur ju i mbani thonjtë tuaj të prerë shkurt do të parandaloni thyerjen e tyre dhe nuk do të tundoheni për t’i kafshuar ato. Për shumicën e njerëzve kjo gjë duhet bërë çdo javë ose çdo dy javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test