Si të largojmë aknet pa dhimbje?

Mjekësi alternative

Si të largojmë aknet pa dhimbje?

Më: 9 maj 2018 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Aknet janë një çrregullim kronik që përfshijnë inflamacionin e njësisë së qimes dhe gjëndrës dhjamore.

Problemi i akneve nis që në momentin kur qelizat e vdekura të lëkurës së bashku me yndyrën bllokojnë poret.

Në rastet kur në fytyrë gjeni jo vetëm papula të kuqe, por edhe qelb, atëherë bëni mirë të shqetësoheni.

Hapi i parë që duhet të ndërmerrni është të organizoni regjimin tuaj ushqimor: Hiqni dorë nga nënproduket e qumështit, mishi i kuq, ushqimet e skuqura, kripa dhe sheqeri. Ju këshillojmë të përfshini në vaktet tuaja fruta dhe perime, drithëra integrale, fruta të thata, vezë dhe fara lini. Pini sa më shumë ujë.

Një hap tjetër i rëndësishëm është pastrimi i vazhdueshëm i fytyrës. Ju këshillojmë të përdorni një sapun që i përshtatet pH-it të lëkurës pa përmbajtje vajore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat