Çajin e ngrohtë apo të ftohtë, që të merrni 100% vlerat e tij? - Bota Sot
Çajin e ngrohtë apo të ftohtë, që të merrni 100% vlerat e tij?

Mjekësi alternative

E martë, 17 korrik 2018

Çajin e ngrohtë apo të ftohtë, që të merrni 100% vlerat e tij?

Më: 8 maj 2018 Në ora: 23:56
Çaji

Keni pyetur ndonjëherë veten se cili është më i shëndetëshëm: çaji i ftohtë apo çaji i ngrohtë?

Gjithmonë jemi mësuar me idenë se ai i kryen edhe më mirë efektet e tij ku është ngrohtë, por kur është fjala për djegien e kalorive, duket se është e kundërta.

Në këtë përfundim ka dalë një studim zviceran në Universitetin e Friburgut, të cilët janë përpjekur të mësojnë se cila do të ishte temperatura perfekte për të marrë rezultatin më të mirë në këtë drejtim.

Studiuesit kanë analizuar një çaj shumë popullor veçanërisht në Amerikën e Jugut, Yerba Mate, që dallohet për përmbajtjen e lartë të kafeinës. Më pas u dhanë nga ky çaj, 500 ml, 5000 vullnetarëve të rekrutuar në këtë studim, disa prej të cilëve e kishin në temperaturën 3 gradë dhe të tjerët në 55 gradë. 90 minuta pas konsumit atyre ju matën disa parametra, presioni i gjakut, frekuenca kardiake, konsumi i oksigjenit, oksidimi i yndyrave dhe u krahasuan me ato të marra 50 minuta përpara konsumit.

Rezultoi se konsumi energjetik kur çaji ishte pirë në temperaturën 3 gradë ishte 8.3% më i madh se sa kur çaji konsumohej i ngrohtë. Studimi është botuar në revistën “Frontiers in Phisiology” dhe ndër të tjera provoi gjithashtu edhe se caji i ftohtë favorizon oksidimin e yndyrave dhe ul ngarkesën metabolike të zemrës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test