Kujdes nëse hani brumëra të ngrohtë apo të ftohtë - Bota Sot
Kujdes nëse hani brumëra të ngrohtë apo të ftohtë

Mjekësi alternative

E martë, 17 korrik 2018

Kujdes nëse hani brumëra të ngrohtë apo të ftohtë

Më: 7 maj 2018 Në ora: 19:55
Foto Ilustrim

Po ju zbulojmë çfarë brumërash duhet të hani nëse dëshironi të humbni tepricën e kilogramëve.Lloje të caktuara të karbohidrateve nuk trashin, për shkak se kanë amidon, ka treguar një hulumtim i fakultetit amerikan të Skimdore College.

Lloji i tillë i amidonit nuk tretet në zorrën e hollë, por i patretur arrin në zorrën e trashë.E përmbajnë lloje të caktuara të artikujve të pasur me karbohidrate, si p.sh. fasulja dhe bishtajoret dhe drithërat integrale, ndërkaq disa artikuj e zhvillojnë duke u ftohur.

– Kur të gatuani ushqim të caktuar të pasur me amidon, siç janë orizi i bardhë, brumërat apo patatet, pastaj i ftohni në frigorifer, në ushqim zhvillohet amidoni rezistues.Zierja i karbohidrateve ndryshon lidhjen kimike në ushqim, ndërkaq kur i fusni në frigorifer dhe ushqimi ftohet, ato lidhje shfaqen në formë të re.

Struktura e re e atyre lidhjeve e cila krijohet gjatë procesit të ftohjes është ajo që amidonin e bën rezistues kur tretet në zorrën e hollë.Nëse ushqimin e tillë sërish e ngrohim, ai e mban amidonin rezistues.Amidoni rezistues ndikon mirë në nivelin e glukozës dhe insulinës, krijon ndjenjën e ngopjes dhe ruan shëndetin e zorrëve.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test