Shërimi me aloe vera i hemorroideve të cilat rrjedhin gjak

Mjekësi alternative

Shërimi me aloe vera i hemorroideve të cilat rrjedhin gjak

Më: 9 prill 2018 Në ora: 20:01

Aloe vera është një ilaç i popullarizuar natyral i cili është treguar i dobishëm në shërimin e hemorroideve.

Aloe vera përdoret që nga kohët e lashta për shërimin e djegieve për shkak të cilësisë së saj zbutëse, të dobishme dhe kundërinflamatore, ndërkaq po ato cilësi janë ideale për shërimin e hemorroideve.

Përveç kësaj, meqenëse është ilaç natyral, aloe vera ka pak ose aspak efekte anësore kur përdoret me rastin e shërimit.

Kur qitet në hemorroide, aloe vera qetëson dhe zbut inflamacionin e indeve, duke krijuar lehtësim momental.

Cilësia e saj kundërinflamatore zvogëlon indin inflamator të hemorroideve, gjë që i jep mundësi indit të shërohet.

Është fakt që aloe vera është po ashtu astringjent (përbërës i cili shtrëngon indet), pra është edhe një arsye më shumë përse kjo bimë është e efektshme për shërimin e hemorroideve.

Astringjenti ndihmon zvogëlimin e indit të hemorroideve dhe vepron në mënyrë qetësuese ndaj simptomave.

Aloe vera ndihmon me rastin e lirimit nga të kruarit dhe ndjenja e djegies, prandaj edhe i zvogëlon ënjtjet.

Kur përdorni aloe verën për shërimin e hemorroideve, më së miri është të përdorni fletët drejtpërdrejt nga bima dhe të përdorni xhelin drejtpërdrejt në anus.

Gjithashtu mund ta përdorni fletën e aloe verës për shërimin e hemorroideve të brendshme, duke e larë (pastruar) fletën në ujë të distiluar, qërojeni nga njëra anë dhe mbështilleni fletën në mënyrë që të formojë në lloj supositori me anën e qëruar nga jashtë.

Nëse nuk keni bimën aloe vera, mund të përdorni 100% organike gjithë fletën e aloe verës. Ata supositorë mund t’i ruani në frigorifer me ngrirje të thellë një kohë para se t’i vini në rektum.

I ftohti në të vërtetë ndihmon në ofrimin edhe më shumë lehtësimeve te simptomat siç janë dhembja dhe inflamacioni.

Shumica e të sëmurëve gjithashtu kanë pasur mundësi të aplikojnë aloe verën nëpërmjet klizmës. Thjesht, mund të përzihet xheli i aloe verës në tretje të njëllojshme, pastaj të vihet në aparat të klizmës.

Xheli mund të qëndrojë në rektum gjithë natën, dhe do të ofrojë lehtësim afatgjatë nga simptomat e hemorroideve, duke përfshirë edhe gjakrrjedhjen, dhembjen dhe djegien.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat