Bletët e mjaltit mund të ndihmojnë për të shpjeguar se si njerëzit marrin vendime

Mjekësi alternative

Bletët e mjaltit mund të ndihmojnë për të shpjeguar se si njerëzit marrin vendime

Më: 2 prill 2018 Në ora: 20:00
Foto Ilustrim

Hulumtimi i ri, i botuar në revistën Scientific Raportes, studion sjelljen e kolonisë së bletës së mjaltit dhe gjen se ajo i bindet të njëjtat ligjeve si truri i njeriut kur ballafaqohet me stimuj dhe duhet të marrë një vendim.

Hulumtimet e reja sugjerojnë se në shumë mënyra, bletët janë si neuronet. Studimi sasior i mënyrave në të cilat truri ynë i përgjigjet stimujve fizikë mban emrin e psikofizikës.

Psikofizika ka të bëjë me mënyrën se si truri ynë përpunon informacionin ndijor, siç është drita, tingulli dhe shija, dhe reagimi ndaj tyre.

Megjithëse psikofizika ka qenë padyshim e dobishme për të studiuar trurin e njeriut në shekujt e kaluar, disa argumentojnë se rëndësia e saj po pakësohet përballë neuro-shkencës moderne.

Megjithatë, një studim i ri interesant në këtë fushë i Universitetit Sheffield në Britaninë e Madhe merret me sjelljen e super-organizmave për të analizuar ligjet ekzistuese psiko-sociale dhe të hetojë nëse ato ndriçojnë aspektet e vendim-marrjes njerëzore, transmeton kp

Hulumtuesit – të udhëhequr nga Andreagiovanni Reina, një bashkëpunëtor kërkimor në robotikë kolektive në Departamentin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit të Sheffield – janë të parët që tregojnë se sjellja e bletëve të mjaltit mund t’u bindet të njëjtave ligjeve psikofizike si truri i njeriut kur ajo duhet të diskriminojë mes inputeve të ndryshme ndijore dhe të marrin vendime të bazuara në to.

Gjetjet mund të hapin derën për mënyra më të reja, më të thjeshta dhe më efektive për të studiuar trurin e njeriut.

Reina dhe kolegët testuan vlefshmërinë e tre ligjeve kryesore psiko-sociale për sjelljen e kolonisë së bletëve të mjaltit: Ligji i Piéronit, Ligji Hick-Hyman dhe Ligji i Weberit.

Hulumtuesit donin të shihnin nëse këto ligje aplikoheshin në procesin përmes të cilit bletët e mjaltit “vendosin” cilin vend ta zgjedhin, “ekzaminimin” e vendeve të folesë me cilësi të lartë dhe krahasimin e tyre me ato me cilësi të ulët.

Studimi zbuloi se kolonitë e bletëve të mjaltit i binden të tre ligjeve kryesore psiko-sociale në procesin e vendimmarrjes si truri i njeriut.
Në mënyrë të veçantë, studimi gjeti se edhe për bletët, ishte më e lehtë të vendosësh midis dy opsioneve të folesë kur të dy opsionet ishin të kualitetit të lartë.
Kjo konfirmon vlefshmërinë e ligjit të Piéron, i cili thotë se njerëzit marrin vendime më të shpejta kur dy opsionet me të cilat ata përballen janë të një cilësie të lartë ndijore, krahasuar me kur ato janë me cilësi të ulët.

Ligji Hick-Hyman thotë – në vend të intuitës- se sa më i lartë numri i opsioneve është, aq më e vështirë është që truri i njeriut të zgjedhë. Kjo, gjithashtu, u konfirmua në mënyrën se si kolonia e bletës zgjodhi midis vendeve alternative për fole.
Kjo, përfundon Reina, “mund të çojë përfundimisht në një kuptim më të mirë të trurit njerëzor”.
“Gjetja e ngjashmërive midis sjelljes së kolonive të bletëve të mjaltit dhe të neuroneve të trurit është e dobishme, sepse sjellja e bletëve që zgjedhin një fole është më e thjeshtë se sa studimi i neuroneve në një tru që merr vendime”, ka thënë Reina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat