Kura natyrale që trajton depresionin pa shkuar tek mjeku

Mjekësi alternative

Kura natyrale që trajton depresionin pa shkuar tek mjeku

Më: 28 mars 2018 Në ora: 12:07
Foto Ilustrim

Depresioni është një shqetësim emotiv që mund të ketë efekte në shëndetin fizik dhe mendor.

Është një gjendje trishtimi i thellë dhe personi që vuan humb çdo interes drejt aspekteve të jetës që ishin të rëndësishme më parë. Por ka disa kura natyrale për të trajtuar depresionin.

Maja e birrës

Dhe pse nuk ka një shije fort të kënaqshme majaja përmban sasi të madhe të vitaminave të grupit B, magnez, aminoacid që rregullojnë aktivitetin e sistemit nervor. Këta përbërës favorizojnë prodhimin e hormoneve të mirëqenies, endorfinën dhe serotoninën, që kontrollojnë ankthin dhe trishtimin që shoqërojnë depresionin.
Për këtë ju duhet vetëm një lugë maja dhe një gotë ujë e vakët. Konsumoheni 30-40 minuta pasi keni ngrënë mëngjes. Përsëriteni çdo ditë derisa të vini re përmirësimet.

Limon dhe fara chia

Një pije e tillë ka veti qetësuese të sistemit nervor duke ndihmuar në kontrollin e depresionit. Hidhni lëngun e një limoni në ujë, shtoi farat e chia-s dhe lëreni të pushojë për 10 minuta. Pijeni këtë dy herë në ditë për tre javë rresht.

Majdanoz dhe valerian

Është ideale për të favorizuar mirëqenien fizike dhe mendore, pasi rregullon efektet e stresit oksidues.
Gjithçka që ju duhet është një lugë majdanoz, një lugë valerian dhe një gotë ujë. I shtoni në ujë që zjen majdanozin dhe valerianën, lëreni të pushojë për 10 minuta dhe filtrojini. Pijeni në darkë para gjumit, pasi të jep përgjumje. Konsumojeni këtë pije për dy javë rresht.

Sallata jeshile

Lëngu i sallatës jeshile është një shërues natyral që redukton simptomat e depresionit falë raportit të saj interesant të përbërësve të rëndësishëm. 6 gjethe të lara sallatë jeshile kalojini në frulator me 100 ml ujë. Pijeni tri javë resht me stomakun bosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat