Përzieni këta përbërës dhe nuk do të zgjoheni kurrë të lodhur

Mjekësi alternative

Përzieni këta përbërës dhe nuk do të zgjoheni kurrë të lodhur

Më: 26 mars 2018 Në ora: 15:16
Foto Ilustrim

Edhe te burrat, edhe te gratë, koha mesatare e gjumit është pakësuar vitet e fundit, duke shkuar nga 7-8 orë në 6-7 orë në atë. Diçka e tillë mund të duket se nuk ka ndonjë diferencë të madhe, por për trupin përbën një ndryshim shumë të madh!

Gjatë ditës, trupi punon shumë për të qenë energjikë dhe aktivë dhe ka nevojë për një sasi të caktuar kohe që të pushojë, të marrë veten dhe të rikarikohet sërish për të nesërmen.

Shumica e njerëzve mendojnë se të mos bëni një gjumë të mirë natën thjesht do të thotë se do të jeni pak i lodhur ditën tjetër dhe mbase edhe pak konfuz. Diçka e tillë mendojmë se rregullohet duke pirë një filxhan kafe. Në të vërtetë, kafeja ndihmon, por duke e mbushur veten me kafeinë është thjesht një zgjidhje e ndihmës së shpejtë dhe jo një rregullim i përhershëm i problemit.

Mungesa e gjumit dhe shëndeti

Mungesa e gjumit është faktor në shumë sëmundje serioze dhe mund të jetë shkak për to. Studimet kanë gjetur se njerëzit që flenë pak, që do të thotë me pak se 6 orë, kanë rrezik të shtuar për sëmundje të zemrës.

Në 2011, European Heart Journal botoi përmbledhjen e 15 studimeve mjeksore të bëra thuajse në 475 000 njerëz dhe është gjetur se njerëzit që flenë pak kanë një risk të shtuar me 48% për të zhvilluar sëmundje koroare të zemrës apo për të vdekur prej saj. U zbulua edhe se këta njerëz ishin gjithashtu në rrezik 15 % më tepër për të zhvilluar goditje të trurit ose vdekur prej saj.

Gjumi i tepërt

Studimi gjithashtu krahasonte ata që flinin gjatë me njerëzit që flinin 9 ose më shumë orë në natë dhe gjeti se 38% kishin rrezik të rritur për të zhvilluar sëmundje koronare të zemrës. Kjo do të thotë se me gjumin, ashtu si me shumicën e gjërave, balanca është gjëja më e rëndësishme.

Një studim i ngjashëm tregon se mungesa e gjumit parashikon presionin e lartë të gjakut. Për shumicën e njerëzve trupi e përdor kohën kur flemë për të ulur tensionin e gjakut dhe një sasi e paktë gjumi nuk është e mjaftueshme për të këtë.

Gjërat e përditshme që na tërheqin vëmendjen dhe teknologjia

Bota në të cilën jetojmë nuk e bën më të lehtë që të flemë mirë natën. Njerëzit raportojnë nivele të larta të stresit të shkaktuar nga gjëra të tilla, si: puna, ngjarjet aktuale, situata familjare dhe faktorë të tjerë që nuk ndikonin gjeneratat e kaluara, prindërit apo gjyshërit tanë. Ne gjithashtu përdorim gjithnjë e më shumë teknologji, gjë që ndikon në ciklet e gjumit pa e kuptuar.

Ka shumë ilaçe gjumi që mund të blihen, por janë artificialë dhe madje mund të shkaktojnë varësi te disa njerëz. Si gjithmonë, natyra na ofron zgjidhje natyrale për këtë problem gjithnjë e në rritje.

Receta e gjumit

Kjo recetë e thjeshtë me dy përbërës është çelësi për një gjumë të mirë gjatë natës. Do ta ndihmojë trupin të çlodhet dhe të marrë veten nga lodhja e ditës, duke e përgatitur veten për mëngjesin tjetër.

Çfarë iu nevojiten

5 lugë gjelle mjaltë organik të papërpunuar

1 lugë çaji kripë deti e kuqe himaliane.

Përgatitja

Përzieni këta përbërës së bashku dhe ruajini në një kavanoz qelqi.

Mund të përgatisni sa të doni në sasi, por duhet të keni parasysh të respektoni raportinë 5:1. Thjesht vendosni një grimë të vogël të kësaj përzierjeje nën gjuhë çdo natë para se të shkoni për të fjetur dhe lëreni të shpërbëhet në mënyrë natyrale.

Kjo përzierje kripe dhe mjalti përmban më shumë se 80 minerale dhe elemente për të cilët trupi juaj ka nevojë për procese të ndryshme, duke e ndihmuar trupin të marrë veten. Mjalti përmban glukozë, duke e ndihmuar trupin të furnizojë qelizat me energji.

Ky kombinim rrit edhe serotonin, si dhe ndihmon për të kaluar stresin dhe gjendjen e ankthit në mënyrë të natyrshme, duke na lejuar që të bëjmë gjumin më të mirë të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat