Zymbyli, lulja me aromatike e pranveres

Mjekësi alternative

Zymbyli, lulja me aromatike e pranveres

Më: 23 mars 2018 Në ora: 10:40
Foto Ilustrim

Zymbyli është lulja më aromatike nga të gjitha lulet e pranverës dhe vaji i tij përdoret si përbërës i parfumeve.

Ka prejardhje nga Azia e vogël (Anadolli), ndërsa në Europë njihet nga shekulli XVI.

Veçohen dy lloje të zymbylit: ai romak që ka lule më rrallë të përqëndruara, aromë më intensive dhe mund të ketë ngjyrë të bardhë, kuqremtë apo vjollce dhe zymbyli holandez (lat. H.orientalis) që ka lule të dendura me ngjyrë të bardhë, krem, roze, të kuqe apo ngjyrë vjollce.

Me shekuj kjo lule ka qenë frymëzim për artistët dhe lule e preferuar në mbarë botën, për çka flet edhe fakti se 7 Marsi është shpallur Ditë Botërore e Zymbylit. Iranianët me të dekorojnë tavolinat për pritjen e Vitit të Ri apo ndryshe Festen e Novruzit.

Zymbyli është simbol i përulësisë dhe shpesh i mirënjohjes. Kjo lule shpesh shoqërohet me simbolikën e dashurisë së përjetshme dhe qëndrueshmërisë.

Bima rritet 20–30 cm në lartësi dhe ka gjethe të gjelbërta e të gjata mishtore nga ku del mbajtësi me lule.
Mbillet në vjeshtë në kopsht apo saksi, të cilat gjatë dimrit duhet të vendosen brenda në shtëpi.
Gjatë mbjelljes duhet vendosur në thellësi rreth 15 centimetra.
Vendi i tij ideal: në gjysmë-diell.
Si të kujdeseni për të? Mbani një nivel të rregullt lagështie.
Zymbyli tërhiqet nga drita, ndaj rrotullojeni vazon çdo ditë që lulja të mos anojë në një drejtim të vetëm.

Rritja e zymbylit në ujë është mënyra më e bukur për t’i dhënë shtëpisë suaj ngjyra dhe aroma nga më të mrekullueshmet.

Vjeshta eshte koha me e mire e mbjelljes

Zymbyli lulëzon në pranverë, por zhardhoku i tyre do një kohë të gjatë për të krijuar rrënjët, që do të thotë se ata duhet të mbillen në vjeshtë.
Pasi të keni mbjellë zhardhokët, vendosini vazot në një vend të errët, nën 10 grade C. Nëse jetoni në një zonë të ngrohtë, që nuk ftohet shumë gjatë dimrit (-4 grade C.), mund t’i mbani jashtë.
Mbuloji vazot me qese mbeturinash që të mos depërtojë drita.
Në pranverë, filloni gradualisht duke i ekspozuar vazot në dritë.
Pas disa javësh, zhardhoku duhet të ketë prodhuar 3-5 fidane.
Lëvizini vazot në diell të plotë dhe lërini ata të lulëzojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat