Luleshtrydhet përmirësojnë shëndetin e syve

Mjekësi alternative

Luleshtrydhet përmirësojnë shëndetin e syve

Më: 19 mars 2018 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Ditët e ftohta janë pothuajse në përfundim ndërsa tani dhe temperaturat fillojnë të ngriten.

Por kjo kohë gjithsesi që do kujdes dhe për mënyrën e duhur të të ushqyerit.

E për të pasur metabolizëm dhe imunitet të plotë, atëherë luleshtrydhet janë ideale për t’i konsumuar.

Ngrënja e luleshtrydheve sjell përfitime të shumta shëndetësore, një nga to është dhe parandalimi i plakjes si dhe mban larg rreziqet nga sëmundjet e kancerit.

Kjo për shkak se përmban antioksidantë, që përveç kësaj largon dhe kolesterolin e keq ndërsa rregullon qarkullimin e gjakut dhe përmirësojnë shëndetin e syve pasi nxisin të pamurit e qartë.

Luleshtrydhet nëse konsumohen në sasi të mjaftueshme dhe të kombinuara më qumësht dhe fruta të tjera, sjellin edhe në një përmirësim të peshës tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat