Mund ta përmirësoni shëndetin tuaj pa e hequr sheqerin nga dieta

Mjekësi alternative

Mund ta përmirësoni shëndetin tuaj pa e hequr sheqerin nga dieta

Më: 17 mars 2018 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Abstenimi nga sheqeri nuk është se ju ndihmon në shëndetin tuaj më shumë se heqja dorë nga ushqimet e procesuara, apo nga ngrënia e më shumë perimeve dhe pemëve.

Prandaj, sipas një artikulli në The Independent, ju nuk keni nevojë që të hiqni dorë medoemos nga sheqeri për një të ushqyer më të shëndetshëm.

Madje, dieta pa sheqer krijon huti dhe imponon një set rregullash arbitrare që nuk janë të bazuara në prova shkencore.

Më së keqi, një dietë e tillë kufizuese mund të krijojë frikë nga ushqimi, e madje edhe raport të pashëndetshëm me ushqimin.

Shumica e njerëzve mund të konsumojnë më pak sheqer, dhe ta bëjnë këtë më rallë, por nuk keni pse ta largoni atë nga dieta përgjithmonë në mënyrë që të jeni të shëndetshëm, sipas Tara Leong, ligjëruese në Universitetin e Sunshine Coast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat