Zbulohet produkti natyral që ulë hipertensionin

Mjekësi alternative

Zbulohet produkti natyral që ulë hipertensionin

Më: 16 mars 2018 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Sipas një studimi të ri, është një produkt natyral që mund të ndihmojë në uljen e hipertensionit. Kërkuesit shkencorë nga Universiteti Manitoba në Kanada kanë kryer një studim për të përcaktuar ushqimet që lidhen me hipertensionin. Studimi është prezantuar së fundmi tek konferenca e Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Shkencëtarët kanë monitoruar minjtë me nivele të larta të tensionit të gjakut dhe probleme me zemrën. Ata i ushqyen minjtë për një periudhë të caktuar kohe me lloje të ndryshme bishtajoresh, si fasulet, thjerrëzat, bizelet dhe qiqrat. Pasi analizuan rezultatet, ata zbuluan se konsumimi i bishtajoreve ndihmoi në përmirësimin e qarkullimit të gjakut tek këmbët e minjve që vuanin nga sëmundja arteriale periferike, që tkurr arteriet në gjymtyrë.

Ata më pas zbuluan se thjerrëzat, sidomos ndihmuan në uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe përmirësuan qarkullimin e gjakut. “Këto rezultate janë të jashtëzakonshme, duke qenë se sigurojnë një mënyrë jo-farmakologjike për të trajtuar sëmundjet e lidhura me çrregullimin e qarkullimit të gjakut”, deklaroi drejtuesi i studimit, dr. Peter Zahradka.

Thjerrëzat sigurojnë fibra, antioksidues, folate dhe magnez, të gjitha këto lëndë ushqyese lidhen me shëndetin e mirë të zemrës. Këto veti ndihmojnë gjithashtu në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, oksigjenit dhe lëndëve ushqyese në të gjithë trupin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat