Katër përbërës natyralë që pastrojnë organizmin nga helmet

Mjekësi alternative

Katër përbërës natyralë që pastrojnë organizmin nga helmet

Më: 9 mars 2018 Në ora: 11:43
Foto Ilustrim

Nëse po kërkon të ndërtosh një regjim më të shëndetshëm, ka shumë mënyra për të larguar toksinat nga trupi.

Ky është hapi i parë që duhet bërë dhe është shumë i thjeshtë: sa më shumë ujë. Por jo të gjithë janë në gjendje ta pinë atë thjeshtë, kështu që duke i shtuar disa përbërës, jo vetëm që e bën më të shijshëm, por ndërkohë edhe ndihmon detoksikimin e trupit.

Mënyra më efektive për detoksin e trupit është t’i shtosh ujit këta përbërës një natë para dhe në mëngjes, do të jetë edhe më i shijshëm.

Limoni: Uji me limon është një pije e fuqishme kundër toksinave. Lëngu i limonit ndihmon për të pastruar trupin nga toksinat. Shto disa feta limoni në një enë të madhe me ujë ose shtrydhe limonin e freskët në një gotë uji në mëngjes.

Menta: Gjethet e mentes ndihmojnë stomakun të tresë më mirë ushqimet dhe njëkohësisht i japin ujit një shije të freskët dhe të ëmbël.

Kastraveci: Kastraveci njiht për vetitë e shkëlqyera hidratuese, ndaj është një zgjidhje e shkëlqyer për të hidratuar trupin. Shto në ujë disa feta kastraveci dhe pi çdo ditë një gotë. Kastraveci përmban edhe shumë antiinflamatorë.

Xhinxheri: Aftësia djegëse që ka xhinxheri ndihmon për të pastruar organizmin dhe për të përmirësuar tretjen. Shto në ujë disa feta të vogla xhinxheri dhe dalëngadalë shto sasinë në ditët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat