Dhimbja nga artriti: Përbërësi i djegës që e lehtëson inflamacionin dhe simptomat tjera - Bota Sot
Dhimbja nga artriti: Përbërësi i djegës që e lehtëson inflamacionin dhe simptomat tjera

Mjekësi alternative

E enjte, 20 shtator 2018

Dhimbja nga artriti: Përbërësi i djegës që e lehtëson inflamacionin dhe simptomat tjera

Më: 6 mars 2018 Në ora: 18:05
Foto Ilustrim

Artriti i prekë rreth 10 milionë njerëz vetëm në Mbretërinë e Bashkuar

Artriti reumatoid dhe osteoartriti  janë dy llojet më të zakonshme të artritit, ndërkaq simptomat përfshijnë pezmatim në dhe përreth nyejve, skuqje të lëkurës te pjesa e prekur, si dhe dobësim të muskujve.

Përderisa nuk ka ende ndonjë ilaç që e shëron këtë sëmundje, të paktën ka mënyra të dëshmuara për ta lehtësuar dhimbjen dhe simptomat tjera.

Ndonëse agjencitë shëndetësore të shteteve rekomandojnë ilaçet kundër dhimbjeve dhe kortikosteroidet për ta trajtuar artritin, studimet sugjerojnë edhe metoda alternative si kremat topikal që përmbajnë capsaicin.

Shumë studime tregojnë se capsaicini, komponent aktiv që gjendet në speca të djegës, në mënyrë efektive e zvogëlon dhimbjen dhe e zvogëlon përkohësisht substancën P – transmetues i dhimbjes.

Por capsaicini shkakton djegje dhe skuqje të lëkurës, prandaj ekspertët rekomandojnë të mos e aplikoni afër fytyrës ose në lëkurë të ndjeshme.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test