Shamponi me sodë buke që mbron flokët tuaj

Mjekësi alternative

Shamponi me sodë buke që mbron flokët tuaj

Më: 2 mars 2018 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Soda bikarbone ose ndryshe e njohur si soda e bukës është një ilaç natyral që mund të trajtojë shumë probleme të lëkurës.

Por së fundmi, është zbuluar se soda bikarbone përmirëson edhe cilësinë e flokëve. Soda e bukës mund të pastrojë flokët nga mbetjet e shamponit ose balsamit duke siguruar kështu flokë të shëndetshme dhe plot shkëlqim vetëm pas disa trajtimeve.

Kjo nuk duhet të jetë befasi nëse marrim parasysh të gjitha përfitimet që ofron soda bikarbone.

Nëse dëshironi të përdorni produkte natyrale për lëkurën dhe flokët tuaj, në mënyrë që të mos dëmtoni shëndetin tuaj ose t’i ekspozoni ndaj kimikateve potencialisht të dëmshme, provoni këtë trajtim dhe shijoni rezultatet.

Si ta bëni shamponin me sodë bikarbone?

Shtoni sodë bikarbone dhe ujë në një shishe të vogël dhe përziejeni mirë. Sasia duhet të jetë 1 me 3, p.sh 1 lugë sodë bikarbone dhe 3 lugë ujë.

Mund ta rregulloni këtë sasi, varësisht nga gjatësia e flokëve tuaj, pra nëse keni flokë shumë të gjatë, atëherë përzieni 2 deri 3 lugë gjelle sodë bikarbone me tri herë më shumë sasi të ujit.

Vendoseni këtë shampon të përgatitur në shtëpi në flokë të thara ose të lagura. Nisjani nga rrënjët drejt majave të flokëve.

Lëreni të qëndrojë kështu për 1-3 minuta dhe më pas shpëlani flokët.

Pasi t’i keni larë flokët me këtë shampon më sodë bikarbone, atëherë shpëlani flokët me uthull.

Përzieni një sasi uthull molle me ujë. Për ta minimizuar erën e uthullës, shtoni ca pika vaj esencial të rozmarinës ose mentes në këtë përzierje të uthullës.

Shpëlani flokët me këtë përzierje por keni kujdes që kjo të mos futet në sytë tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat