Uthulla e mollës për uljen e glukozës në gjak - Bota Sot
Uthulla e mollës për uljen e glukozës në gjak

Mjekësi alternative

E mërkurë, 20 qershor 2018

Uthulla e mollës për uljen e glukozës në gjak

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 22:01
Uthulla e mollës

Uthulla e mollës ul oreksin, stimulon tretjen dhe djeg yndyrën. Megjithatë, studimet kanë treguar se uthulla e mollës ndikon në uljen e glukozës në gjak dhe kjo nuk është e papërfillshme.

Në një studim të botuar në Journal of Foods Functional, personat me nivele të ngritura të glukozës në gjak kanë pirë 1 lugë çaji uthull molle dy herë në ditë dhe ishin në gjendje të ulnin nivelin e glukozës së gjakut për afërsisht 9 për qind krahasuar me një grup tjetër kontrolli që nuk mori uthullën.

Uthulla e mollës prodhohet tradicionalisht nga lëngu i freskët i shtrydhur i mollës, i cili është lënë në ferment për disa javë në temperaturën e dhomës.

Produkti i përftuar përmban kalcium, magnez, hekur, fosfor, kalium dhe mangan, por përbërësi më i vlefshëm i marra nga molla është pektini, një lëndë ushqyese e tretshme në ujë që ka aftësinë për të lidhur ujin në sistemin e tretjes dhe në këtë mënyrë kontribuon në një ndjenjë të plotësisë dhe ngopje.

Pektini ngadalëson absorbimin e glukozës, i cili mban një nivel të qëndrueshëm të insulinës, andaj është e domosdoshme që uthulla e mollës të bëhet pjesë e dietës popullore të humbjes së peshës.

Nëse vendosni për konsumimin e përditshëm të uthullës së mollës gjithmonë duhet përzier me ujë. Çdo mëngjes duhet të hidhni në një gotë me ujë 2 deri 3 lugë të vogla uthulle molle dhe duhet pirë në stomak bosh. Në gotë mund të shtoni edhe 1-2 lugë të vogla me mjaltë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test