Ilaçi popullor kundër ftohjes dhe inflamacionit të fytit! - Bota Sot
Ilaçi popullor kundër ftohjes dhe inflamacionit të fytit!

Mjekësi alternative

E martë, 25 shtator 2018

Ilaçi popullor kundër ftohjes dhe inflamacionit të fytit!

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 17:19
Ilustrim

Kombinimi i këtyre dy përbërësve lufton fuqishëm ftohjen dhe infeksionet bakteriale të fytit.

Hudhra ka cilësi të fuqishme antibakteriale dhe antiinflamatore, ndërkaq menta hap rrugët e frymëmarrjes dhe lehtëson kollën, andaj këta dy përbërës luftojnë fuqishëm kundër ftohjes dhe infeksioneve bakteriale të fytit.

Nevojiten:

– 3 dl ujë,
– 3 thelpinj hudhre,
– një qese çaj mente apo disa fletë të freskëta mente,
– mjaltë,
– limon.

Përgatitja:

1. Shtypni hudhrën dhe qiteni në filxhan që të qëndrojë 10 minuta, në mënyrë që të gjitha materiet e shëndetshme të saj të aktivizohen.

2. Qiteni ujin në zjarr që të vlojë.

3. Në filxhan me hudhër qitni qesen e çajit (ose fletët e freskëta të mentës) dhe të gjithave qitni ujin e vluar dhe lini të qëndrojnë 5 minuta.

4. Kullojeni çajin, shtoni një lugë të vogël mjaltë dhe pak limon. Pini çajin derisa është ende i ngrohtë.

Edhe një këshillë:

Nëse dëshironi të përmirësoni ndikimin e këtyre artikujve shërues dhe të dezinfektoni fytin, mos e hidhni hudhrën dhe mentën (nëse i keni përdorur fletët e freskëta), por ngadalë përtypni dy minuta, pastaj përpini. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test