Mjaltë dhe limon për kollën - Bota Sot
Mjaltë dhe limon për kollën

Mjekësi alternative

E shtunë, 23 qershor 2018

Mjaltë dhe limon për kollën

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 12:41
Ilustrim

Prindërit i trajtojnë fëmijët që kanë kollë me shurup, në vend të trajtimit “tradicional” me mjaltë e limon, thonë doktorët për Daily Mirror.

Oliver Bevington, pediatër, thotë se ilaçet e blera në farmaci mund të dëmtojnë, pasi janë toksike kur merren në doza të mëdha.

“Ne tani hyjmë në periudhën më të ngarkuar të vitit në spitale, dhe shohim qindra fëmijë në ditë me simptoma të frymëmarrjes, përfshi kollë, ethe dhe temperaturë. Pjesa më e madhe e tyre shkaktohet nga infeksionet virale që mund të trajtohen shumë mirë pa antibiotikë dhe me pushim, lëngje dhe ndonjë paracetamol apo ibuprofen, ndërsa shumë prindër shqetësohen për simptomat dhe mund të dëmtojnë fëmijën me shurup kolle”, thotë Bevington.

Ai këshillon prindërit të përdorin mënyrën tradicionale me mjaltë dhe limon.

“Këshilla ime për prindërit është të përdorin metodën e vjetër të mjaltit me limon, qetësinë, shumë lëngje dhe paracetamol apo ibuprofen sipas udhëzimeve, dhe nëse simptomat zgjasin më shumë se disa ditë atëherë duhet të konsultoheni me mjekun apo farmacistin”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test