Këshilla për të zvogëluar dhimbjet në qafë

Mjekësi alternative

Këshilla për të zvogëluar dhimbjet në qafë

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Sipas studimit të bërë nga Asociacioni Osteopatik Amerikan , dhimbja e qafës ishte e treta në listën e dhimbjeve më të shpeshta.

Edhe pse gjysma e të anketuarve pranuan se kanë dhimbje ata thanë se nuk kërkojnë ndihmë profesionale.

Flini me shall rreth qafës: Më shumë se 80% e nxehtësisë së trupit vjen nga kontraktimet muskulore. Kur kemi të ftohtë muskujt tkurren që të prodhojnë nxehtësi. Qafa gjatë natës është e ekspozuar sidomos kur mbuloheni me batanije. Nëse mbani shall, atëherë nuk do të ndjeni dhembje dhe do të ndiheni të relaksuar.

Ushtrimet fizike: Në një studim të bërë në Dublin është gjetur se njerëzit të cilët vuajnë nga dhimbjet e qafës që bëjnë ushtrime të quajtura “pilates” ankohen më pak. Pra, edhe kjo mënyrë pakëson dhimbjet e qafës.

Përdorni barëra sa më natyrale: Personat që vuajnë nga dhimbjet kronike kanë nevojë të përdorin qetësues, kështu që ata duhet të kenë përbërje sa më natyrale, shkruan oranews. Rekomandohet edhe pirja e çajit të gjelbër.

Bëni masazhe që zgjasin një orë: Njerëzit që vuajnë nga dhimbjet kronike të qafës janë testuar dhe është vërejtur se ata ndihen më mirë pasi kanë bërë një orë masazh sesa vetëm gjysmë ore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat