Studimi suedez: Nëse keni një qen, ulet rreziku i vdekjes së parakohshme - Bota Sot
Studimi suedez: Nëse keni një qen, ulet rreziku i vdekjes së parakohshme

Mjekësi alternative

E martë, 25 shtator 2018

Studimi suedez: Nëse keni një qen, ulet rreziku i vdekjes së parakohshme

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare, përfshirë edhe sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru, mund të reduktohen nëse mbani një qen, tregon një studim i fundit.

Simptomat e sëmundjeve kardiovaskulare mund të parandalohen nëse mbani një qen.

Kjo ul rrezikun e vdekjes së parakohshme dhe rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare për 11 për qind, thuhet në studimin e shkencëtarëve nga Suedia.

Reduktimi i rrezikut nga vdekja e parakohshme duke pasur një qen ndikon që njerëzit të jenë më aktivë, thonë hulumtuesit.

“Ndoshta qeni mund të jetë si një anëtar i rëndësishëm i familjes”, thotë autori i studimit, Mwenya Mubanga.

Derisa studimi nuk ka mund të vlerësojë lidhjen e saktë ndërmjet shëndetit dhe të pasurit një qen, shkencëtarët pohojnë se kjo mund të përmirësojë aktivitetin fizik.

Bakteri i gjetur te qentë po ashtu luan rol për të ndihmuar njerëzit të jetojnë më gjatë, thonë studiuesit.

Sipas tyre, qentë ndihmojnë në uljen e stresit, te rastet e vetmisë dhe i bëjnë njerëzit të ndihen më të lumtur.

Në studim janë analizuar mbi 3.4 milionë njerëz, të cilët nuk kanë pasur sëmundje kardiovaskulare.

Të gjitha vizitat e tyre në spital janë regjistruar për një periudhë mbi 12 vjet dhe janë bërë krahasime mes atyre që kanë qen ose jo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test