Xhinxheri, një shëndet i plotë dhe i pastër nga Lindja

Mjekësi alternative

Xhinxheri, një shëndet i plotë dhe i pastër nga Lindja

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 16:57
Xhinxheri

Aromatizues, tretës, antitumorial, dhe djegës i yndyrnnave. Xhinxheri përveçse një ushqim gjithnjë e më i përdorur në kuzhinat tona ka vlera të dobishme për shëndetin tonë. Me origjinë nga Azia arrin në tavolinat europiane në kohën e romakëve të lashtë. për vlerat e tij ushqyese përdoret në disa lloj formash si bime, plurur ose kapsula, për të lehtësuar shqetësimet reumatizmale ose zbutjen e përzierjes (të vjellave).

Nga rrënja, nxirret një vaj esencial që përmban elemente të tilla si xhenxhefil dhe rrëshira që i japin veti medicinale. Është një djegës i mirë i yndyrës (prodhon nxehtësi dhe djegi kalori), nëse futet në një dietë të ekuilibruar, ajo ka veti antitumoriale.

Xhinxherit i atribuohet pvlera analgjezike ndaj dhimbjeve të kokës dhe nevralgjisë të shkaktuara edhe nga dhimbja e dhëmbëve. Është një nxitës i dobishëm sidomos për të luftuar lodhjen. Nëse përdoret rregullisht si erëz ushqimore është një ndihmë e mirë në sindromet e humbjes së kujtesës.

Xhinxheri gjithashtu ka veti të shkëlqyera antioksiduese që mbrojnë qelizat nga sulmet e lira radikale. Ekzistojnë rreth dyzet komponime antioksiduese, disa prej të cilave janë gjithashtu rezistente ndaj nxehtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat