Katër artikuj të cilët pastrojnë mushkëritë nga nikotina në çastin kur i merrni

Mjekësi alternative

Katër artikuj të cilët pastrojnë mushkëritë nga nikotina në çastin kur i merrni

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Ekspertët rekomandojnë zvogëlim gradual të pirjes së duhanit në kombinim me detoksikimin.

Nikotina në të vërtetë është insekticid i cili përdoret nga prodhuesit që të helmojë insektet dhe kafshët e vogla, të cilat hanë gjethet e duhanit. Fatkeqësisht, njësoj u ndodh edhe njerëzve të cilët pinë duhan.

Nga të gjitha 4.000 kimikatet të cilat i pinë duhanpirësit, nikotina është më e rrezikshmja. Vetëm një pikëz, që është rreth 30 miligramë, mund të jetë vdekjeprurëse.

Ekspozimi i serishëm ndaj saj mund të çojë deri në tolerancën e nikotinës dhe të shkaktojë varësi nga pirja e duhanit, gjë që është e lidhur me një sërë sëmundjesh, duke përfshirë bronkitin kronik, emfizemën dhe karcinomin e mushkërive.

Si ta eliminoni nikotinën nga organizmi?

Ekspertët rekomandojnë zvogëlim gradual të pirjes së duhanit në kombinim me detoksikimin, për ndërprerje më efikase të pirjes së duhanit pa periudha të rënda dhe të dhimbshme.

Pra, mendoni për shtimin e këtyre katër gjërave në ushqimin tuaj të përditshëm.

Lëngu i portokallit

Lëngu i portokallit është recetë jashtëzakonisht efikase shtëpiake për pastrimin e nikotinës nga trupi, posaçërisht për ata të cilët dëshirojnë të shmangin krizën.

Brokoli

Mund të zvogëlojë nivelin e nikotinës në trupin tuaj duke ngrënë vetëm brokoli. Këto perime me fletë të gjelbra janë të pasura me vitaminën B5 dhe vitaminën C.

Hulumtimi tregon që vitamina C është antioksidant i cili lufton kundër radikaleve të lira dhe kimikaleve toksike, të cilat hyjnë në trupin tonë, duke na bërë më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Lëngu i karotës

Nikotina, kur merrni frymë, arrin deri në tru, hyn në sistemin tonë dhe mbetet në trupin tonë tri ditë, duke i krijuar probleme lëkurës sonë. Fatmirësisht, karota ndihmon në luftën kundër këtij efekti negativ.

Lëngu është i pasur me përbërës esencial ushqyes të lëkurës, siç janë vitaminat A, C, K dhe B, të cilat janë treguar efikase në shpëlarjen e nikotinës nga trupi ynë.

Uji

Uji mund të nxjerrë pothuajse të gjitha drogat e dëmshme dhe kimikalet nga trupi ynë, ndërkaq nikotina është njëra ndër to. Ajo zbërthehet shpejt në ujë, andaj pini tetë gota të rekomanduara ujë në ditë.

Në ujë mund të shtoni një copë limon, për shkak të shijes. Limoni ka rolin e vetë të dytë, ai i ndihmon trupit që më shpejt t’i pastrojë toksinat nga organizmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat