Evitoni produktet e qumështit, për t’i luftuar aknet

Mjekësi alternative

Evitoni produktet e qumështit, për t’i luftuar aknet

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 10:05
Foto ilustruese

Jeni lodhur nga aknet dhe fytyra juaj me shenja, atëherë kaloni në një dietë tjetër ushqimi!

Sipas një hulumtimi të fundit suedez, rezulton se njerëzit që lëkura e tyre posedon akne me puçrra të rënda, kanë gjasë më të madhe të kenë konsumuar sasi të mëdha të produkteve të qumështit, ëmbëlsira dhe çokollata me përbërje qumështi po ashtu.

Karbohidratet e përpunuara ( sheqer, çokollatë, ëmbëlsira, miell të bardhë dhe makarona të bardha) janë ushqimet që duhet shmangur ose të paktën të konsumohen më pak thotë raporti.

Studimi po ashtu thotë se nëse ulni këto në 10 për qind të dietës suaj, do të ulni veprimin e hormoneve që e bëjnë lëkurën me vaj dhe nga ana tjetër, do të pakësoni aknet, transmeton Klan Kosova.

Pra, kujdesuni për ushqimin tuaj konsumoni ato të cilat përmbajnë Vitamin A pasi kjo lloj vitamine ka rol të rëndësishëm në lëkurën tuaj dhe qelizat e formimit të lëkurës.

Mos harroni të konsumoni çokollatën e zezë dhe avokado po ashtu për t’i luftuar aknet që ju shkaktojnë probleme dhe disponim jo të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat