Kërpudhat magjike, ilaç kundër depresionit

Mjekësi alternative

Kërpudhat magjike, ilaç kundër depresionit

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Kërpudhat janë një bar që luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e depresionit, tregon një studim i ri.

Hulumtuesit e kolegjit Imperial në Londër kanë përdorur psilocibin, substancë psiko-aktive e cila në formë natyrore paraqitet te të ashtuquajturat  “kërpudha magjike”, për të shëruar një numër të pacientëve të prekur nga depresioni.

Ata kanë përcjellë funksionet e tyre të trurit para dhe pas marrjes së terapisë.

Fotografitë e trurit të pacientëve kanë treguar ndryshime në aktivitetin e trurit, e cila lidhet me simptomat e depresionit dhe një efekt i tillë ka zgjatur deri pesë javë më vonë.

Robin Karhart Harris, udhëheqës i studimit, tha se për herë të parë janë vërejtur ndryshime në aktivitetin e trurit te personat e mjekuar me psilocibin, pasi që nuk reaguan ndaj terapisë konvencionale.

“Disa pacientë kanë përshkruar ndjenjën e “restimit” , pas trajtimit dhe shpesh kanë përdorur analogji me kompjuterët. Për shembull, njëri prej tyre tha se truri i ishte defragmentuar, njësoj sikurse hard disku i kompjuterit dhe tjetri ka përmendur fjalën “reboot””, tha Harris.  Pas trajtimit me psilocibin, pacientët shënuan ulje të simptomave të depresionit, përmirësim të shëndetit dhe kishin më pak stres.

Planifikohet që psilocibin të testohet me antidepresivë dhe hulumtimi është caktuar të fillojë vitin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat