Xhemi i shtëpisë – laksativ natyral

Mjekësi alternative

Xhemi i shtëpisë – laksativ natyral

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Kapsllëku është një çështje e shpeshtë shëndetësore që shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë moshën, ushqyerjen jo të duhur, mungesën e aktivitetit fizik, marrjen e pamjaftueshme të ujit, mungesën e fibrave dhe të ngjashme.

Për më tepër, kapsllëku mund të ndodhë si pasojë e ndonjë gjendje tjetër shëndetësore dhe në këtë rast duhet të konsultoheni me urgjencë me mjekun tuaj.

Statistikat kanë treguar se një në dhjetë individë vuan nga lëvizja e parregullt e zorrëve dhe ilaçi i mëposhtëm natyral mund të jetë një zgjidhje efektive për këtë problem.

Ekspertët mjekësorë në Quebec kanë gjetur këtë xhem të shtëpisë që bën mrekulli që mund të trajtojë në mënyrë efektive kapsllëkun  duke u cilësuar si laksativ natyral.

Përbërësit:

150 gr hurma pa bërthama (1 filxhan)

150 gr kumbulla të thara (1 filxhan)

5 filxhanë ujë të zier

Si ta përgatisni?

Pritini hurmat dhe kumbullat e thara në copa të vogla dhe vendosni në ujë të vluar. Zijini derisa masa të bëhet e trashë.

Ky xhem mund të konsumohet nga të gjithë, pavarësisht moshë. Mund ta konsumoni në mëngjes, ose ta përzieni me jogurt apo drithëra, varësisht prej shijes tuaj.

Poashtu për kapsllëkun mund të vendosni disa kumbulla të thara në një gotë me ujë dhe t’I lëni të qëndrojnë gjatë natës. Në mëngjes konsumoni kumbullat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat