Si t’i qetësosh kallot pas një dite të lodhshme

Mjekësi alternative

Si t’i qetësosh kallot pas një dite të lodhshme

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 17:10
Ilustrim

Kallot janë vërtet problem për shumë njerëz, sidomos për ata që mbajnë gjithë ditën këpucët veshur, ata që vrapojnë a ecin shumë, por edhe vajzat që kanë gjithmonë probleme me këpucët e ngushta. A është e mundur t’i eliminosh kallot një herë e mirë, a duhen eliminuar apo thjeshtë qetësuar? Një prej mënyrave që përdorin shumë prej nesh është lima ose guri i këmbëve. Si duhet përdorur?

“Ka një pikë delikate mes të eliminuarit të kallove dhe qetësimit të tyre”, – thotë Dr. Jackie Sutera, pedikyriste dhe anëtare e “Innovation Lab”. “Nuk është mirë të shkosh shumë thellë. Më pak është më shumë. Sa më thellë kallos të shkosh, aq më e madhe do të jetë ndjeshmëria, infeksioni dhe kallo do të rritet, duke u bërë më e fortë dhe e vështirë për t’u eliminuar”.

Sutera shpjegon se ka disa arsye biomekanike që disa prej nesh, edhe ata që nuk janë vrapues të përkushtuar, kanë kallo më të forta se të tjerët. Trupi prodhon kallo të butë, por presionet e larta dhe struktura e kockave, i forcon ato me kalimin e kohës, duke shtuar edhe zhbalancimet apo asimetritë e këmbëve.

Megjithatë, të gjithë e kemi këtë problem me kallot. Më të forta apo më të zbutura, ato sërish nuk na i tregojnë këmbët bukur me sandale. Për fat të mirë, ne mund të zvogëlojmë pamjen e lëkurës së thatë dhe të fortë. Dhe ja si.

“Kur kallo është e butë dhe e re në këmbë, mund ta qetësosh në vaskë ose në dush me ujë të ngrohtë. Përdor një gur në formë sfungjeri dhe me lëvizje rrethore, përpiqu ta pastrosh pa e dëmtuar. Lëvizjet bëji vetëm në një drejtim, jo në kthim, sepse ndjeshmëria do të jetë më e lartë dhe rrezikon që kallo të përhapet”,- thotë Sutera. Mos harro: sa më pak është më mirë, mos tento shumë thellë. Përdor një hidratant të veçantë për këmbët, në mënyrë që ato të rrinë gjithmonë të buta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat