Pirja e duhanit tek femrat paraqet një rrezik fatal

Mjekësi alternative

Pirja e duhanit tek femrat paraqet një rrezik fatal

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 00:13
Femra që pi duhan

Pas një hulumtimi të bërë ditëve të fundit nga një grup ekspertësh mjekësor kanë dalur disa rezultate mjaft të frikshme për gratë që pinë duhan.

Gratë të cilat pinë 1 ose më shumë pako cigare në ditë, rrezikohen 8 herë më shumë nga gjakderdhja në tru sesa gratë që nuk pinë duhan.

“Nuk ka asnjë nivel ose sasi të konsumit të duhanit që jep siguri, zgjidhja më e mirë është të mos fillohet kurrë”, ka thënë hulumtuesi kryesor Dr. Joni Lindbohm i Universitetit të Helsinkit.

“Ky duhet të jetë mesazh për politikanët që të intensifikojnë ligjin kundër pirjes së duhanit dhe të kontribojnë në shëndetin publik, në dhjetra mënyra”, vazhdoi ai.

Për studim, Lindbohm dhe kolegët e tij analizuan shëndetin e 66,000 personave nga viti 1972.

Edhe pse nuk ka asnjë të dhënë pse pirja e duhanit paraqet rrezik më të madh për gjakderdhje në tru tek gratë sesa tek meshkujt, duhet të dihet se rreziku rritet së bashku me moshen, ndërsa të rinjtë duhet të kenë kujdes maksimal.

“Lidhja mes duhanit dhe gjakderdhjes në tru nuk është diçka e re, por këto rezultate të publikuara në internet mbase do të kontribojnë në vetëdijësimin e duhanpirësve”, janë shprehur studiuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat