Humbni 2 kilogramë në javë vetëm duke pirë ujë

Mjekësi alternative

Humbni 2 kilogramë në javë vetëm duke pirë ujë

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 09:54
Ujë

Shumë amerikanë harrojnë të pinë ujë gjatë ditës, që mund të jetë edhe arsyeja pse ata luftojnë kaq shumë për të humbur peshë. Dieta e duhur dhe ushtrimet fizike luajnë rolin kryesor, por sasia e ujit që pini gjatë ditës mund të jetë çelësi i suksesit tuaj për të humbur peshë. Edhe pse përfitimet e saj shëndetësore shpesh neglizhohen, uji është një faktor i rëndësishëm për djegien e kalorive, sepse ju mban të hidratuar siç duhet dhe ju mbron nga mbinxehja.

Më poshtë janë  arsyet pse duhet të filloni të pini ujë çdo ditë:

Ju mban larg nga pijet e dëmshme

Nëse pini vazhdimisht ujë gjatë ditës, atëherë do ta keni etjen nën kontroll dhe nuk do josheni nga pijet me sheqer si pijet energjike, pijet me gaz apo kafe. Një studim që u krye në tek qindra të rinj, tregoi se duke pirë vetëm një gotë ujë, reduktonte numrin e pijeve me gaz që do të pinin fillimisht këta të rinj.

Ju bën më energjikë

Duke pasur më shumë energji është një hap në drejtimin e duhur për të arritur humbjen e peshës. Kur jeni më energjik, do të jeni gjithashtu më aktiv, do të keni rezultate më të mira në stërvitje dhe do të keni më pak neps për ushqime gjatë ditës. Meqenëse trupi juaj është praktikisht 70% ujë, kur hyn në trup ajo i jep qelizave hovin që kanë nevojë për të marrë më shumë oksigjen. Përveç kësaj, ju ndihmon të qëndroni të fokusuar dhe i mban muskujt të stimuluar.

Eliminon urinë

Të gjithë e kemi përjetuar shtrëngimin e stomakut, pothuajse si ngërç, kur jemi të uritur, por kjo gjë vjen prej faktit se jemi të etur ose të dehidratuar. Kështu që herën tjetër, kur të ndjeni këtë shtrëngim, mos mendoni që jeni të uritur, por pini disa gota ujë dhe do të shikoni që do të ndjeheni më mirë. Gjithashtu, nëse pini dy gota ujë përpara çdo vakti, do të konsumoni më pak ushqim.

Rrit metabolizmin

Duke pirë ujë do të rritni metabolizmin tuaj deri në 30% gjatë ditës dhe do të digjni më shumë kalori. Meqenëse uji nuk përmban kalori, atëherë përthithet menjëherë nga trupi dhe ju jep energjinë e duhur gjatë ditës. Gjithashtu, një studim i ushqyerjes ka treguar se duke pirë 8 gota ujë në ditë, ju do të mund të digjni 200 ose më shumë kalori shtesë, çdo ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat