Policia me masa të shtuara të kontrollimit të traktorëve dhe makinave bujqësore

Mitrovica

Policia me masa të shtuara të kontrollimit të traktorëve dhe makinave bujqësore

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 13:18
Ilustrim

Në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi po ndërmerren masa në zbatim të ligjeve të fushës së trafikut rrugor, ku javë më parë Njësia e Trafikut Rajonal ka filluar së zbatuari planin operativ, ku në fokus është ‘kontrolli i traktorëve dhe makinave bujqësore’.

Në mbështetje dhe zbatim të këtij plani operativ, do të jenë  edhe njësi nga niveli i stacioneve policore, me ç’rast  kontroll të shtuar do të ketë  në të gjitha rrugët, përfshirë edhe rrugët lokale, për pjesëmarrësit që bien ndesh me rregullat që parasheh ligji në trafik, po shqiptohen masa ndëshkuese ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve. Java që lamë pas  nga njësitë në terren për parregullsi  në fushën e trafikut  janë shqiptuar 19 gjoba për drejtues të traktorëve ndërsa janë larguar nga qarkullimi 35 traktorë.

Duke pasur parasysh rastet tragjike të aksidenteve, ku si  shkaktarë konsiderohen traktorët,  Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti tek drejtuesit e traktorëve dhe makinave bujqësore,  që të shtojnë kujdesin dhe vigjilencën gjatë qarkullimit të tyre, që makinat e  tyre të jenë teknikisht në rregull.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat