Komuna e Mitrovicës do t’i rrënojë shtëpitë pa leje në Suhadoll

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës do t’i rrënojë shtëpitë pa leje në Suhadoll

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 12:04
Mitrovicë

Shtëpitë e ndërtuara pa leje dhe në pronë publike tek Liqeni Akumulues në Suhadoll do të rrënohen me 19 tetor në Mitrovicë.

Kështu bëri të ditur Vehbi Ahmeti nga Drejtoria e Inspekcionit gjatë mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të hënën.

Kjo hapësirë ku janë të ndërtuara shtëpitë është e nevojshme për implementimin e projekteve të papërfunduara në kuadër të projektit të liqenit.

Po ashtu, në këtë mbledhje u diskutua edhe kërkesa e autotaksistëve për sigurimin e një parkingu më të përshtatshëm në mënyrë që të mos hasin në pengesa nga taksistët ilegalë.

Lidhur me këtë drejtori i Infrastrukturës, Naser Muja, tha se taksistët e kanë hapësirën e tyre të caktuar më parë shumë të përshtatshme, por ajo duhet të shfrytëzohet vetëm nga taksistët që posedojnë leje e jo nga ata që qarkullojnë pa leje.

Ndërkaq, drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, njoftoi të pranishmit se Asociacioni i Komunave të Kosovës ka dërguar shkresë për të gjitha komunat me të cilën njofton se nga tash Drejtoria e Prokurimit me rastin e shpalljes së tenderëve, si kusht për operatorët duhet të vendosë edhe kryerjen obligimeve nga tatimi në pronë.

Gashi kërkoi që drejtorët t’i zbatojnë vërejtjet e dala nga Raporti i Auditorit, sepse tani e tutje komunat do të shpërblehet ose ndëshkohet varësisht nga përmirësimi i të gjeturave të auditorit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat