Zyrtarët e komunës së Mitrovicës Veriore 10 mijë euro vetëm për telefona

Mitrovica

Zyrtarët e komunës së Mitrovicës Veriore 10 mijë euro vetëm për telefona

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 23:05
Mitrovicë

Ende nuk kanë objekt të vetin, por zyrtarët e komunës së Mitrovicës Veriore, të paktën sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, i kanë vënë vetes prioritet blerjen e telefonave të serive të fundit.

Për 10 të tillë, sipas një njoftimi të KRPP-së, janë ndarë 10 mijë euro dhe tani është hapur tenderi për ofertuesit.

Por, shefja e administratës së kësaj komune, Adriana Hoxhiq, mohon të jetë shpallur kësi tenderi. Por, këmbëngulë se do të blihen edhe pajisje të tjera.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat