Shqiptarë e serbë flasin për vizitën e Vuçiqit në Kosovë

Mitrovica

Shqiptarë e serbë flasin për vizitën e Vuçiqit në Kosovë

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 14:52
Mitrovicë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq sot viziton Kosovën. Dy ditë sa qëndron agjenda e tij e ngjeshur që do të jetë nuk sqarohet kudo të mbajë fjalime.

Ai do e viziton edhe Ujmanin ndërkohë ekipet e kp kanë intervistuar qytetarë në Mitrovicë për të marr qëndrimin e tyre për këtë vizitë.

Ajeti: Provokuese vizita e tij në Ujman

“Provokuese... Për të shkuar në Ujman është provokuese, sepse me theks të veçantë ai e ka ditur se ka kërkuar bash Ujmanin për ta vizituar, pasi që pa Ujmanin nuk do të kemi dritë në Kosovë”, ka thënë Musa Ajeti.

“Çka di unë për të. Tanët nuk janë mirë. Ku ke pati ti nënkryetari 3 mijë euro, unë 150 euro. 36 vjet kam punuar. A është mirë? Fund”.

Një tjetër qytetar shprehet kategorikisht kundër vizitës së Vuçiq në Kosovë, duke e quajtur atë të panevojshme.

Hasani: Çka lyp ai këtu për vizitë?

“Kurrqysh. Çka lyp ai këtu për vizitë? Le të dalë në Prishtinë le të vizitojë Qeverinë, jo këtu...Ne e kemi presidentin, ai nuk është president i yni”, ka thënë Bajrush Hasani.

Por, ka edhe prej atyre qytetarëve, të cilët nuk janë në dijeni lidhur me vizitën e kreut të shtetit serb në veri.

“Valla s’e kemi ditur”, thotë një qytetare shkurt.

Për vizitën e Vuçiq në veri nuk ishin në dijeni edhe disa nga qytetarët serbë.

“Nuk e di me të vërtetë, burrin e kam të sëmurë, asgjë mos më pyetni”, shprehet një qytetare nga radhët e këtij komuniteti.

Por, një tjetër qytetar serb thotë se është në dijeni për ardhjen e Vuçiq, ndërsa sa i përket korrigjimit të kufijve thotë se kjo është pyetje e vështirë.

Virijeviq: Nuk besoj se do ndahet

“E di... Shpresoj se kjo vizitë do të jetë në funksion të paqes.  Pyetje e vështirë...  Nuk besoj se do të ndahet. Ne kemi jetuar të paktën 500-600 vjet së bashku...  Mendoj se duhet qëndrojmë së bashku. Duhet”, Vitomir Virijeviq.

Nikolla Milintijeviq thotë se nuk e di se çfarë pret nga vizita e Vuçiq, por kjo sipas tij mbetet të shihet ditëve të ardhshme se çfarë do të ndodhë.

Milintijeviq: Shpresojmë kalon mirë gjithqka

“Ka pasur tensione ditëve të fundit në relacionin Beograd-Prishtina. Shpresoj se gjithçka do të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket korrigjimit të kufijve thotë se kjo është çështje e vështirë për të definuar se çfarë do të ndodhë në fund.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat