Komuna e Mitrovicës konstatoi se gjendja e sigurisë atje është e qetë - Bota Sot
Komuna e Mitrovicës konstatoi se gjendja e sigurisë atje është e qetë

Mitrovica

E premte, 21 shtator 2018

Komuna e Mitrovicës konstatoi se gjendja e sigurisë atje është e qetë

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 16:19
Komuna e Mitrovicës konstatoi se gjendja e sigurisë atje është e qetë

Drejtuar nga nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, të premten është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në të cilën mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e stacionit jugor të policisë, përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të Kishës Katolike, të Bashkësisë Islame në Mitrovicë ,përfaqësues nga Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës (KPUK) dhe përfaqësues nga organizata tjera të ndryshme.

Fillimisht fjalën e mori drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, i cili përshëndeti të pranishmit dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, në mënyrë që të veprohet së bashku me qëllim që qytetarët e Mitrovicës të jenë të sigurt në mjediset e tyre.

Nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka, tha se Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi është një ndër instancat me më rendësi ne komunën tonë.

Si pikë më e rëndësishme që u shqyrtua në këtë takim ishte ri- integrimi i të kthyerve nga Siria dhe Iraku dhe familjarëve e tyre, temë kjo e cila ishte propozuar të diskutohet nga Shqipe Mjekiqi, konsulente në ATRC.

Shqipe Mjekiqi, para të pranishmëve foli për projektin për të cilin parashihet të sigurohen 2.5 milionë dollarë me qëllim të bashkëpunimit me personat të cilët janë kthyer nga Siria dhe Iraku, në mënyrë që të parandalohet ekstremizmi dhe radikalizmi. Ajo tha se që në qytetin e Mitrovicës janë 39 persona, në mesin e tyre ka edhe gra e fëmijë, që kanë shkuar në këto shtete.

Përfaqësuesi i stacionit jugor të policisë në komunën e Mitrovicës, Qazim Ahmetaj, tha se në Mitrovicë situata është e qetë dhe këta persona janë larguar nga Kosova më shumë për shkaqe ekonomike, për të shtuar se ata persona nuk paraqesin ndonjë rrezik për vendin tonë, sepse ata kanë dalë më shumë duke menduar se do të gjejnë një jetë më të mirë.

Të gjithë anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi ishin të pajtimit që këtyre personave tu krijohen vende të punës në mënyrë që të kenë një jetë më të mirë, dhe të integrohen në shoqëri.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test