Aksion për lirimin e hapësirave publike nga shitësit në Mitrovicë

Mitrovica

Aksion për lirimin e hapësirave publike nga shitësit në Mitrovicë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 19:33
Pamje nga Mitrovica

Inspekcioni i Komunës së Mitrovicës ka zhvilluar sot një aksion për lirimin e hapësirave publike duke mos i lejuar shitësit që të ekspozojnë  produktet e tyre nëpër trotuare dhe hapësira tjera publike.

Këtë veprim komuna në fjalë e arsyetoi me faktin që siç thotë ajo ekspozimi i këtyre produkteve po e pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Inspektorët komunalë, Kimete Berisha dhe Shkumbin Osmani, thanë se kjo gjë është bërë edhe me kërkesën e vetë qytetarëve.

“Ne do të vazhdojmë punën tonë, me qëllim që produktet të shiten atje ku e kanë vendin, në tregun e qytetit ku ka mjaftë vend për të gjithë”, thanë inspektorët në fjalë.

Shitësit siç thuhet në komunikatë i kanë respektuar urdhëresat e inspektorëve dhe se nuk ka pas nevojë për intervenim të policisë apo shqiptim të dënimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat